FIRENCE- Ka ndërhyrë për të ndarë një sherr mes të rinjsh, por ka mbetur i vdekur vetë. Shqiptari Adnand Diku, 21 vjecar ka gjetur vdekjen mbrëmë në spital, pak orë pasi ishte goditur me thikë në një lokal në Firence.Viktima jetonte me dokumente të rregullta në Banjo të Fierenzes.
Sipas versionit të ngjarjes të ngritur nga karabinierët, 21 vjecari kishte ndërhyrë për të ndaluar një grindje- e nisur për motive banale- mes një bashkatdhetari të tij 19 vjecar dhe njërit prej dy të arrestuarve. Gjatë grindjes të rinjtë kanë përdorur stekat e bilardos si dhe një thikë.
21 vjecari ka marrë goditje me thikë në mushkëri dhe ka humbur shumë gjak. Gjëndja e tij shëndetësore është përkeqësuar disa orë pasi ishte shtruar në spital në Ponte të Nikeria.
Dëshmitarët kanë treguar më pas për policinë se kishin parë dy agresorët të hipnin në autobus, njëri prej tyre me flokë të gjatë dhe tjetri me një tatuazh në fyt. Pas një kohe të shkurtër, policia arrestoi vetëm pak km larg vendit të krimit Arian Jonic 20 vjec me banim në Firence dhe Mebruz Bejzak 28 vjec me banim në Modena. Të arrestuarit janë identifikuar nga dëshmitarë të cilët kanë parë grindjen. (s.g/ANSA/BalkanWeb)
Itali, hyn për të ndarë sherrin, vritet shqiptari
Labels: Lajme
Subscribe to:
Post Comments (Atom)


0 Comments:
Post a Comment