TIRANE-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar sot për vendimin e Gjykatës Kushetuese që pezullon një marrëveshje të përcaktimit të ujrave detare të Shqipërisë me Greqinë. Në një prononcim për shtyp, Meta deklaroi se do të zbatojë cdo vendim që del nga institucionet e pavarura, ndryshe nga sa vepron opozita, por fillimisht të njihet direkt me vednimin e ri të Kushtetueses.
“Ajo që duhet te themi është se ne cilindo rast qeveria do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuse, pasi kjo është një dosmodoshmëri që vjen nga respekti që vjen karshi institucioneve të pavaruara. Ky është dallimi esencial lidershipit dhe kësaj mazhorance krahasuar me të tjerët, që ne respektojmë cdo vendim të institucioneve të pavarura”.
Duke ironizuar se media sot mëson më shpejt se qeveria vendimet e rëndësishme, në këtë rast atë të Kushtetueses, Ministri i Jashtëm njëkohësisht zv/ministër thekson se pavarësisht vendimit, do të lexohet me vëmendje nga ekspertët cdo lloj argumentimi rreth pezullimit të Marrëveshjes me Greqinë dhe me pas do të ndiqen hapa të tjerë nëse lidn nevoja.
“Ne do të lexojmë me vëmendje cdo lloj argumentimi duke bërë sqarimin e duhur. Ne nuk do të bëjmë asnjë sqarim pa patur të zbardhur vendimin në dorë të Kushtetueses”.
I pyetur nga mediat nëse ky pezullim do të sjellë krisje në marrëdhëniet me Greqinë, Meta shprehet se nuk mund të ndodhë asgjë e tillë.
“Marrëdhëniet do të ecin përpara. Cilido që dëshironte të cënonte marrdhëniet mes dy vendeve do të mbetet i zhgënjyer.”
Reagimi I Ministrit Meta vjen pas vendimit që Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në mbledhjen e saj të dt.26.01.2010, në bazë të nenit 131/ b) të Kushtetutës, vendosi njëzëri të deklarojë si të papajtueshme me Kushtetutën projekt-marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.
Gjykata Kushtetuese theksoi se në projekt-marrëveshjen në fjalë konstatohen shkelje procedurale dhe substanciale që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e Tretë Ndërkombëtare të OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982.
Gazeta Shqiptare” dhe TVNews24 kane qenë te parët në vendin tonë që arriten të zbardhin qysh në 28 prill 2009 (dita e nënshkrimit të paktit nga Basha-Bakojanis) faktin tronditës që fshihej në marrëveshjen shqiptaro-greke “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që i përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. (Balkanweb / Gazeta shqiptare)
"Pakti", Meta: Do te respektoj Kushtetuesen
Labels: Lajme
Subscribe to:
Post Comments (Atom)


0 Comments:
Post a Comment