Kjo Faqe eshte per shitje - This site is for sale - email albaniantimes@gmail.com

Finalja, Barca që sonte në Londër

Finalja, Barca që sonte në Londër
Barcelona do të shpërngulet që mbrëmjen e sotme në Londër, ku të shtunën do të takohet me Manchester United në finalen e Champions League.
Vendimi është marrë për të shmangur probleme eventuale në ditët e ardhshme për shkak të hirit vullkanik që ka coroditur trafikun ajror.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi katalanas në faqen e tij të internetit. Nisja për në Londër është parashikuar në orën 22, pas një stërvitjeje të fundit në tokë spanjolle.

Ditën e djeshme, duke folur për takimin e së shtunës, sulmuesi argjentinas Lionel Messi u shpreh se një finale e Champions nuk ka favoritë.

Ndërsa Sir Alex Ferguson, trajneri i Manchester United, u shpreh mëse i bindur në fitoren e ekipit të tij.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors