Putin ndalon me dekret eksportin e disa lëndëve të para

Vetëm disa orë pasi Shtetet e Bashkuara kanë vënë ndalesë në importet e naftës dhe gazit rus, dhe pasi Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do të shmangë gradualisht varësinë ndaj naftës ruse, Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar sot një dekret që ndalon eksportin e disa lëndëve të para.

Vendimi do të zbatohet deri në fund të vitit 2022.

Në këtë dekret thuhet se qëllimi i vendimit është të “garantojë sigurinë e Federatës Ruse dhe funksionimin e pandërprerë të industrisë”. Kabineti rus duhet të vendosë në 48 orët e ardhshme se cilat vende i prek kjo ndalesë.

Masat e reja ka mundësi që të përkeqësojnë tregjet e mallrave. Përveç eksporteve masive të naftës, Rusia është gjithashtu furnizuese globale e drithërave dhe metaleve.

Koha Shqiptare

Next Post

OBSH: Pushtimi i Ukrainës, katastrofë e madhe humanitare

Tue Mar 8 , 2022
Hans Kluge, drejtori për Europën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e ka përshkruar pushtimin rus në Ukrainë si “katastrofë të madhe humanitare”, gjatë një interviste për transmetuesin britanik, BBC, duke theksuar se OBSH ka aktualisht tri prioritete: Të dërgojë furnizime mjekësore në zonat më të prekura të Ukrainës – […]

Artikuj te ngjashëm