Hungaria kunder sanksioneve ndaj Moskes

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se Hungaria dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, por  ajo nuk mbështet sanksionet kundër Moskës që kanë të bëjnë me ndalimin e importeve ruse të energjisë.

Në një deklaratë pas bisedimeve dypalëshe në Londër me kryeministrin britanik Boris Johnson, Orban tha se zgjerimi i sanksioneve ndaj sektorit energjetik rus do të sillte një “barrë në mënyrë disproporcionale të madhe” për Hungarinë.

“Ne dënojmë ofensivën e armatosur të Rusisë dhe dënojmë gjithashtu luftën, por ne nuk do të lejojmë që familjet hungareze të paguajnë çmimin e luftës; sanksionet nuk duhet të shtrihen në zonat e naftës dhe gazit”, tha Orban.

“Shumica e importeve të naftës dhe gazit natyror të Hungarisë vijnë nga Rusia dhe 90% e familjeve hungareze ngrohin shtëpitë e tyre me gaz”, tha Orban ndërsa shtoi se “ekonomia hungareze thjesht nuk mund të funksionojë pa naftën dhe gazin rus”.

Koha Shqiptare

Next Post

Inflacioni arriti nivelin 3.9% në muajin Shkurt

Tue Mar 8 , 2022
Inflacioni u rrit sërish në muajin Shkurt dhe arriti nivelin 3.9%, duke shënuar një rekord të ri për më shumë se një dekadë. Rritja e inflacionit është gjithnjë e më e përqendruar te produktet ushqimore, energjetike dhe shërbimet e transportit. Inflacioni i grupit “ushqime dhe pije joalkoolike” në shkurt arriti […]

Artikuj te ngjashëm