Granatat ruse në ditën e 13-të të pushtimit pengojnë evakuimin e civilëve

Pushtimi rus në Ukrainë ka hyrë në ditën e 13-të dhe evakuimi i civilëve bëhet gjithmonë e më i vështirë. Sipas burimeve zyrtare nga Ukraina, granatimet ruse ende po pengojnë evakuimin e civilëve nga qytetet e rrethuara si Kievi, Mariupoli, Sumy dhe Kharkiv.

Shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths, i ka bërë thirrje Ukrainës dhe Rusisë që të sigurojnë kalim të sigurt për civilët që ikin nga luftimet.

Mediat shtetërore ruse thanë se ishin gati të rihapnin korridoret humanitare të martën në mëngjes.

Ukraina kishte refuzuar më parë një propozim rus për të lejuar civilët të linin vëndin pasi shumë nga rrugët e daljes nga Ukraina do ti çonin vetëm në Rusi ose aleatin e saj Bjellorusi.

Një raund i tretë i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë përfundon me pak marrëveshje – një raund i katërt do të zhvillohet të martën.
Ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë do të takohen gjithashtu më vonë këtë të enjte në Turqi.

Koha Shqiptare

Next Post

Identifikohen 32 raste të reja me COVID dhe 1 viktimë në 24 orë në Kosovë

Tue Mar 8 , 2022
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, nga 868 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, dhe  gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë. Sot janë shëruar 188 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.696. Në total numri i rasteve aktive është 864.

Artikuj te ngjashëm