Rusia shpall armëpushim të ri për disa qytete

Rusia propozon armëpushim të ri në disa qytete të Ukrainës, duke nisur sot nga ora 10:00 me orën e Moskës (9:00 ukrainase/02:00 ET) dhe këmbëngul në domosdoshmërinë e një kanali të vazhdueshëm komunikimi me Ukrainën për të shkëmbyer informacione në lidhje me evakuimin e civilëve dhe të huajve.

Pala ruse propozon që Kievi të njoftojë përfaqësuesit e ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare të vendosura në Ukrainë për armëpushimin dhe sigurimin e korridoreve humanitare deri në orën 03:00 të mëngjesit të së mërkurës.

Gjithashtu mësohet se Rusia është gati të sigurojë korridore evakuimi nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol.

Koha Shqiptare

Next Post

Nëse nuk e ndalojmë Putinin, nuk do të ketë vend të sigurt në botë për asnjë prej nesh!

Tue Mar 8 , 2022
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka publikuar një letër të hapur në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku tregon mbi atë çka ka ndodhur këto dy javët e fundit në vendin e saj, pasi trupat ruse nisën sulmin. “Pavarësisht garancive nga organet propagandistike të mbështetura nga Kremlini, […]

Artikuj te ngjashëm